Policia e Kosovës njofton se me datë 03.03.2015, hetuesit policor pran Stacionit policor në Klinë, pas një pune operativo – hetimore ne teren, pas marrjes së një informate dhe në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit , me gjyqtarin e procedurës paraprake kanë kryer bastisjen e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse , dhe automjetit të dyshuarit H.G. (1956) , shtetas shqiptar i Kosovës , me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar :
1 pushke gjuetie, me numër serik 35705, 12GA,
1 pistolete zastava M57 me numër serik 158193, me një karikator,
1 karikator i revoles me gas,
88 copa fishekë 12GA,
321 copa fishekë cal. 7.62x25mm,
66 copa fishekë cal. 9mm
89 copa fishekë cal. 6.35mm
154 copa fishekë cal. 9mm, me gas,
6 copa fishekë, cal. 7.65mm, me gas,
5 copa fishekë, cal.7.65mm,
2 copa fishekë, cal. te panjohur,
1 pale dylbi, 8×60, 100m-1000m,
Si dhe pajisje për pastrimin e armeve.
Gjatë bastisjes së automjetit te të dyshuarit janë gjetur në të dyja anët e automjetit të ndërtuara vendet për fshehje të armeve dhe municionit dhe dyshohet se i dyshuari i lartcekur, ka ndërhyrë në të dhënat e automjetit të tij dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është duke u iniciuar edhe rasti për falsifikim të automjetit.
Është inicuar ndaj këtij të dyshuari rasti për vepren penale “ Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”
Të dyshuarit cekur , me urdhër të prokurorit në Prokurorin Themelore- Departamentit për krime të rënda në Pejë i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.kohaislame