22.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Ja çfarë mëditjesh marrin zyrtarët kur udhëtojnë jashtë vendit (Dokument)

Më të lexuarat

Zyrtarët e institucioneve të Kosovës, si ata të Qeverisë, Kuvendit, Presidencës dhe zyrtarë të tjerë gjatë udhëtimeve të tyre “zyrtare” marrin edhe mëditje të cilat shpeshherë janë të majme.
Në marrjen e mëditjeve nga udhëtimet prijnë zyrtarët e Qeverisë. Mëditjet për këtë institucion ndryshojnë varësisht prej shteteve në të cilat udhëtojnë.

Çështja e shpenzimeve të udhëtimeve zyrtare ishte rregulluar me një rregullore të UNMIK-ut, e cila nuk ka ndryshuar tani e 10 vjet. Në të janë përcaktuar kompensimet për mëditje për secilin vend të botës.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë për Telegrafin se do ta rishqyrtojnë edhe çështjen e mëditjeve që marrin zyrtarët e institucioneve.

“Do të ketë rishqyrtime dhe për mëditjet që merren, jemi duke i shkuar gradualisht, pasi diku janë të larta, e diku janë të ulëta”, tha Krasniqi.
Ndërkaq, drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS” Ibrahim Rexhepi nuk mendon që duhet të rishqyrtohet shuma e mëditjeve.
Sipas tij, duhet të rishqyrtohet qëllimi i udhëtimit dhe numri i personave që udhëtojnë.

“Nuk ka nevojë të rishqyrtohet niveli i mëditjeve për udhëtime jashtë vendit, por arsyeja e udhëtimit, numri i njerëzve që udhëtojnë dhe efektet që sjellin këto udhëtime. Kjo qasje do të reduktonte shpenzimet për udhëtime, meqenëse, deri më tash udhëtimet e këtilla janë realizuar për qëllime turistike dhe për përftime individuale”, thotë ai.
Sipas Rexhepit, pas çdo udhëtimit të zyrtarëve të institucioneve duhet të ketë raportime.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit