1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

I ftohti nxit rrezikun e paralizës faciale

Më të lexuarat

I ftohti ndonjëherë mund të shndërrohet në një nxitës të disa sëmundjeve. Një nga këto është dhe paraliza e fytyrës. Për t’u mbrojtur nga kjo sëmundje duhet të vishemi mirë, të mos dalim jashtë me flokë të lagur dhe të mos e lëmë të hapur xhamin e makinës.

Paralizimi i fijeve nervore faciale zakonisht vihet re gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Kjo mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm.

Paraliza faciale është një sëmundje e cila vihet re mjaft lehtë.

Në rast të paralizës faciale vihet re moslëvizja e muskujve të fytyrës apo të mimikës, ngushtimi i hapësirës gojore apo paraqitja e një mimike asimetrike kur flasim apo qeshim. Ajo mund të vihet re shumë shpejt ngaqë shfaqet vetëm në një anë të fytyrës.

Një person i cili mbart shenja të tilla duhet të vizitohet menjëherë tek mjeku specialist. Çfarë duhet të bëjmë për t’u mbrojtur?

Pike së pari i sëmuri duhet të tregohet i kujdesshëm ndaj tablove të ftohta dhe të lagura. Nëse personi del jashtë në mëngjes pasi ka bërë dush, pa i tharë flokët mire atëherë do ta nxisë më shumë këtë sëmundje. Krahas kësaj edhe era e cila hyn nga xhami i makinës luan një rol të rëndësishëm në përkeqësimin e situatës. Një tablo e tillë do të shqetësojë jashtë mase fijet nervore të fytyrës.

Mund të kurohet

Megjithëse paraliza faciale mund të na trembë fillimisht ajo është një sëmundje e kurueshme. Paraliza faciale mund të përmirësohet me ndihmën e ilaçeve dhe terapisë fizike të mjekut./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit