17.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

DigiTimes: Nokia mund të prezantoj tabletin e saj të parë me Windows RT

Më të lexuarat

Pas aq shumë kohë të kaluara në partneritet strategjik me Microsoft-in, do të ishte koha e duhur që tani Nokia të lëviz nga vendi dhe të zgjerojë gamën e saj.

Pasi nuk dëshiron të punojë me platforma të shumëfishta, ndoshta është koha që më në fund Nokia të ofrojë edhe pajisje tablet.

Kështu dje DigiTimes transmetoi informacionin për tabletin e parë Nokia Windows RT, të cilin do të mund ta shohim në muajin shkurt në konferencën MWC që mbahet në Barcelonë.

Thashethemet për qëllimet e Nokia-s që të fillojë me prodhimin e tabletëve janë po aq të vjetra sa edhe vet bashkëpunimi me Microsoft-in, por deri më tani nuk kishte indikacione serioze se a do të ndodhte kjo gjë, megjithëse disa zyrtarë të Nokia-s herë pas here e përmendnin këtë mundësi.

Pra, nëse këto fjalë më të reja janë të vërteta, në konferencën MWC do të mund të shihnim tabletin e parë nga Nokia dhe atë me sistemin operativ Windows RT.

Por shfaqja nuk do të jetë edhe aq e thjeshtë, duke pasur parasysh se edhe vet Microsoft-i tashmë ka lëshuar në treg pajisjen e saj Surface, lançimin e së cilës e shoqëroi me një fushatë agresive të marketingut. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit