3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

I DITURI DHE INJORANTI – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

I DITURI DHE INJORANTI

Alkame ibn Kajsi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Ishim në Hims kur Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, na mësoi suren Jusuf.
“Nuk u shpall kështu!”, tha një burrë,
e Ibn Mesudi iu përgjigj:
“Unë e kam lexuar atë para Pejgamberit alejhis selam, e ai më tha: “Shkëlqyeshëm!”

Ai (Ibn Mes’udi) pastaj ndjeu erën e alkoolit nga goja e atij njeriu dhe i tha:
“A i ke bashkuar të dyjat, e kundërshton librin e Allahut dhe pinë alkohol?!”
Pastaj e dënoi.”
Buhariu.

Edhe sot kemi kësi xhahila që merren me hoxhallarë dhe nxënës të dijes dhe pa dije fyejnë…por, më e dhimbshme se kjo është kur sheh njerëz që mbajnë në kokat e tyre shallin e hoxhës e i përkrahin xhahilat (gjë që tregon karakterin e tyre të dobët)…s’ke si mos të pyesësh, kush është më xhahil-injorant, ai që e zgjatë gjuhën ndaj njerëzve të dijes, apo ai që e përkrah xhahilin?!

“Por, keqbërësit, nga padituria ndjekin qejfet e veta. Atëherë, kush do ta udhëzojë atë që e ka lënë të humbur Allahu? Për njerëz të tillë nuk ka kurrfarë ndihmësi.

Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”
Rum, 29-30.

“…Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë e do t’ju lajmërojë për atë që keni punuar.”
Maide, 105.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit