7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

I akuzuar për pornografi, shpallet i pafajshëm kirurgu Dervish Hasi

Më të lexuarat

Mjeku Dervish Hasi i cili akuzohej për veprat penale “trafikim të të miturve” dhe “pornografi” është liruar nga burgu. Gjithashtu lirimin e Hasit e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Roland Islami. Ai ka deklaruar se klienti i tij ka lënë qelinë para një jave, pasi sipas tij, mjeku është shpallur i pafajshëm për vperat penale për të cilat akuzohej.

“Nuk është liruar sot, është liruar para një jave. Mbaroj gjykimi dhe fitoi pafajësinë ai, është liruar, është deklaruar i pafajshëm. Tani nuk ka asnjë akuzë. Nuk është e mitur ajo, unë e kisha thënë me kohë. Ishte një mashtrim, kishin bërë lojë kolegët, e morën në qafë dhe gazetarët lart e poshtë,” tha avokati.

Dervish Hasi u arrestua më 19 janar të këtij viti, pasi u zbulua se abuzonte me një 16-vjeçare. 42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt. Ndërkohë që në telefonin e personave të përfshirë në këtë ngjarje janë zbuluar se Hasi kishte detyruar të miturën që të kryente marrëdhënie seksuale në grup me disa të tjerë. Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit. Me gruan e parë e cila është dhe e vetmja martesë ligjore prej 20 vitesh ka tri fëmijë. Dy vajza pothuajse moshatare me të miturën, që e shfrytëzonte seksualisht prej dy vitesh, si edhe një djalë më të madh në moshë. Me dy gratë e tjera ka nga 2 fëmijë.

/lapsi.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit