1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hyn në fuqi roamingu në Ballkan, çmimet ulen për 99 për qind për shqiptarët

Më të lexuarat

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Shqipëri, Majlinda Bregu, ka njoftuar se nga 1 korriku tarifat e roamingut do të ulen në Ballkanin Perëndimor.

Ajo tha se tarifat për shqiptarët në rajon do të ulen në 99 për qind.

“Erdh’ dita❗️Fol si n’shpi! Prej sot tarifat e roaming ulen për të gjithë në rajon e për shqiptarët deri në 99%”, ka shkruar Bregu në Facebook.

Ministri Valdrin Lluka pas nënshrkimit të marrëveshjes me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Beograd pati treguar edhe çmimet që do të paguajnë qytetarët jashtë vendit.

“Është një marrëveshje e arritur midis gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, e cila do të fillojë të implementohet nga korriku i këtij viti. Më 1 korrik do të kemi çmim prej 0.19 centë në minutë për thirrje, kurse 0.6 centë për sms, kurse 2.5 centë për MB internet. Ndërsa në vitin 2021, kjo marrëveshje do të zbatohet në tërësi”./kk

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit