-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hyn në fuqi ligji për kufizimin e vjetërsisë së automjeteve

Më të lexuarat

Nga sot është paraparë të hyjë në fuqi Ligji për vjetërsinë e automjeteve dhe kriteri tjetër të ‘Euro-katër të standardit’.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për KosovaPress se ligji për kufizimin të vjetërsisë së automjeteve deri në dhjetë vjet dhe kufizimi tjetër për emetimin e gazrave, që do të hynë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ka ndikuar që të rritet importi i automjeteve nga 22 mijë në 35 mijë.

“Importi i automjeteve për këtë vit, për shkak se prej 1 janarit futet ndalesa, ku secili automjet duhet të plotësoj kriterin e vjetërsisë deri në dhjetë vite dhe kriteri tjetër të ‘Euro-katër të standardit’, andaj, për këtë arsye ne kemi një rritje të madhe të importit të automjeteve, ku vetëm deri tani janë importuar mbi 30 mijë automjete, që në krahasim me vitin e kaluar, gjatë gjithë vitit kemi pasur 22 mijë automjete të importuara. Kjo rritje paraqet 33 për qind më shumë rritje të importit për automjete…”, ka thënë Stavileci.

Ndryshe, Dogana e Kosovës mbetet njëri prej institucioneve më të rëndësishme për mbushjen e arkës së shtetit, ku për vitin 2018, ka planifikuar të inkasojë 1 miliard e 75 milionë euro. /KP/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit