-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Hyjnorja dhe njerëzorja – Nga Justinian Topulli

Më të lexuarat

Feja ka ardhur nga Zoti për njerëzit, që të jetohet në realitetin njerëzor, të cilin po Zoti e ka krijuar me një larmi të pafundme ndryshimesh dhe dallimesh, ndaj dhe shpallja hyjnore fokusohet te parimet e përgjithshme dhe normat e pandryshueshme, por lejon gjithashtu një hapësirë të caktuar interpretimi.

Këtë interpretim sigurisht që e bëjnë njerëzit, natyrisht jo cilido që nuk ka dijen dhe kredencialet përkatëse për ta bërë këtë, dhe pjesa e interpretimit njerëzor të fesë është përpjekje njerëzore dhe si e tillë ajo në shumë raste nuk është konsensuale mes dijetarëve të fesë, si e tillë ajo nuk mund të krahasohet me të pakontestueshmen dhe të pandryshueshmen, me atë që është pjesë e qartë dhe kategorike e shpalljes, qoftë kjo doktrinë apo normë ligjore fetare.

Ndaj ashtu siç është e gabuar t’i japësh vendin e një të vërtete kategorike një opinioni fetar të një dijetari apo shkolle, po ashtu është e gabuar që një të vërtetë kategorike, nën interpretimin e padijshëm ose dashakeqës të dikujt, ta konsiderosh si një opinion të mundshëm për t’u kontestuar.

Nëse elementët kategorikë të shpalljes hyjnore, të rënë dakord, kundërshtohen atëherë fesë nuk i ngelet më asgjë hyjnore dhe ajo shndërrohet në një realitet tërësisht njerëzor, që pranon çdo interpretim të mundshëm në kohë dhe njerëz të ndryshëm.

Kështu që si ulja në rangun e një opinioni njerëzor të kategorikes hyjnore, ashtu dhe ngritja në një rang kategorik hyjnor e opinionit njerëzor, janë të gabuara, sepse që të dyja cenojnë shenjtërinë e shpalljes dhe burimin hyjnor të saj, njëra duke e degraduar fjalën e Zotit në të ngjashme me atë njerëzore dhe tjetra duke e ngritur fjalën e njeriut në nivelin shpalljes së Zotit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit