-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Huthinjtë e Jemenit, nën zjarrin e ashpër saudit

Më të lexuarat

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi sulmet ajrore në kryeqytetin e Jemenit Sana’a dhe qytetin port të Hodeidah të shtunën, me qëllimin për të ndaluar sulmet ndaj objekteve të saj të naftës të nisura nga rebelët huthi, raportoi Reuters.

Lëvizja Huthi është e lidhur me Iranin dhe kontrollon pjesën më të madhe të Jemenit verior, duke përfshirë kryeqytetin Sanaa, dhe koalicioni thotë se dëshiron të “mbrojë burimet globale të energjisë” përmes veprimeve ushtarake.

Koalicioni tha më herët se kishte kapur dhe shkatërruar dy dronë mbi Jemen që ishin lëshuar në objektet e naftës saudite në Hodeidah në Detin e Kuq dhe u bëri thirrje civilëve të mos qëndrojnë pranë asnjë fushe nafte ose objekti në qytet.

Huthinjtw njoftuan të premten se kishin filluar sulmet ndaj objekteve energjetike saudite dhe koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite deklaroi se u godit fabrika për shpërndarjen e derivateve të naftës të gjigantit Aramco në Jeddah. Ka rënë zjarr në dy tanke, por nuk ka viktima.

Televizioni lokal i lidhur me huthinjtw raportoi se avionët luftarakë të koalicionit kishin nisur sulmet në qytetin e Hodeidah dhe se fluturimet ishin ende në vazhdim, ndërsa banorët i thanë Reuters se sulmet ishin afër portit të Hodeidah.

U njoftua gjithashtu se porti i Salif, korporata e energjisë elektrike dhe uzinat e naftës në Hodeidah u sulmuan.

Banorët e kryeqytetit të Jemenit, Sana i thanë Reuters se ndërtesa administrative e kompanisë së naftës Safer në jug të qytetit u bombardua.

Arabia Saudite kërkon një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të dënuar sulmet e lëvizjes së armatosur jemenase Ansar Allah, e njohur si Huthi, raporton TASS, duke cituar një raport të televizionit Al Arabia.

“Në mesazhin e tij drejtuar Këshillit, misioni i Arabisë Saudite në OKB thekson faktin se sulmet ndaj Mbretërisë po kryhen nga Huthi me mbështetjen e Iranit”, thuhet në deklaratë.

 “Ne rezervojmë të drejtën për të marrë të gjitha masat për të mbrojtur territorin tonë dhe i bëjmë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thërrasë një takim për të dënuar sulmet”, thuhet në dokument. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit