-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Hungaria nuk mund të mbështesë planet e BE-së për të ndaluar naftën ruse

Më të lexuarat

Komisioni Evropian ka propozuar një raund të ri të sanksioneve të BE-së – duke përfshirë heqjen graduale të përdorimit të naftës ruse gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Është raportuar se Hungaria dhe Sllovakia do të kenë kohë deri në fund të vitit 2023 për të ndërprerë importet sipas kontratave ekzistuese.

Tani, ministri i jashtëm hungarez, Peter Szijjarto ka këmbëngulur se nuk mund ta mbështesë këtë embargo, duke shtuar se kjo do të shkatërronte sigurinë energjetike të vendit, raporton skynews.

“Paketa e sanksioneve të Brukselit do të ndalonte dërgesat e naftës nga Rusia në Evropë, me një njoftim mjaft të shkurtër, në rastin e Hungarisë në fund të vitit të ardhshëm”, tha Szijjarto.

Hungaria do të pajtohet me sanksionet e reja vetëm nëse përjashtohen importet e naftës së papërpunuar nga Rusia nëpërmjet tubacionit. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit