1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Humbja e Islamofobëve në zgjedhjet e Kosovës

Më të lexuarat

Tashmë janë certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë për vitin 2019. Nga këto votime doli fituese Lëvizja Vetëvendosje, duke i pasur 32 deputetë. Por ajo që bie në sy është se ata kandidat për deputet që kishin orientim islamofobik të ndëshkohen nga votuesi kosovar.

Një numër i madh i tyre ka marrë një numër të vogël të votave, për shkak se feja Islame dhe myslimanët janë pjesë identitare e popullit shqiptar të Kosovës. Ata që mundohen të jenë ashtu çfarë nuk janë në realitet ndëshkohen nga populli.

Ndërsa të pa kompleksuarit nga identiteti mysliman i shqiptarëve, vazhdojnë të kenë dashuri në popull por edhe të jenë të zgjedhur. Sot jo rastësisht dy nga gratë më të votuara në zgjedhjet parlamentare të 2019 janë dy gra me shami, që është tregues i pjekurisë së votuesve që janë të kompleksuar nga feja dhe identiteti i tyre mysliman.
Islamofobët le ta kuptojnë një gjë, njëherë e përgjithmonë se ai nuk ka atdhedashuri dhe respekt ndaj fesë tek shqiptarët e sidomos ndaj komuniteti shumicë do të ndëshkohet gjithmonë, duke qenë i papranuar në shoqëri. Ata që kanë mllef dhe urrejtje ndaj Islamit frustrimin e tyre le ta shërojnë diku tjetër, e jo në kurriz të popullit të Kosovës./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit