Mes viktimave, 3 janë fëmijë të mitur
Më shumë se 300 emigrantë u shpëtuar përderisa varka e tyre u përmbyt në ujërat e Mesdheut, mirëpo nga tragjedia humbën jetën 6 persona.
Trupat e tyre janë dërguar në portin Trapani të Sicilisë, mëngjesin e sotëm.
Mes viktimave, 3 janë fëmijë të mitur, të cilët humbën jetën menjëherë sapo varka prej druri u kthye përmbys për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që kishin hipur në të, në përpjekje për të mbërritur në Europë nga brigjet libiane.
Vetëm në 24 orët e fundit mbi 500 emigrantë janë shpëtuar në ujërat mes Libisë dhe Italisë, ndërsa kriza e refugjatëve vazhdon të prodhojë të tjera tragjedi.
Tre mijë emigrantë, sipas OKB kanë humbur jetën në ujërat e Mesdheut për gjysmën e parë të këtij viti, por mijëra të tjerë janë vrarë nga lufta civile në Siri, tashmë në vitin e pestë.