14.8 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

Humbën jetën nga Covid-19, dhjetra viktima gjenden në sipërfaqen e lumit Gang në Indi

Më të lexuarat

India është një nga vendet më të prekura nga Covid-19 në botë. Vendi është përballuar më një valë vdekjeprurëse për shkak të variantit Delta, duke shkaktuar kaos në spitale dhe krematoriume për shkak të numrit të lartë të viktimave, i treti në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit.

Por imazhet e fundit nga India janë tronditëse. Dhjetëra kufoma janë shfaqur në sipërfaqen  e lumit Gang në Indinë veriore. Sipas BBC, më shumë se 50 trupa janë gjetur në Utar Pradesh  gjatë ditëve të fundit. Të hënën të paktën 40 u gjendën në breg të lumit rreth 55 km nga Gamar.null

Javën e kaluar, një gazetar lokal tha për BBC se trupat ndodheshin në argjinaturat e fshatit Gamar prej disa ditësh. Policia e Gamar ka bërë të mundur heqjen e kufomave nga uji,  ndërkohë po hetohet se si trupat u gjenden në sipërfaqe të lumit./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit