17.4 C
Pristina
Saturday, June 29, 2024

Humb 6 fëmijë dhe gruan në aksident, mbreti saudit i dhuron shtëpi e makinë

Më të lexuarat

Shoqëria saudite u trondit këto ditë nga një aksident fatal në përmasat e një tragjedie të pazakontë. Një nënë me 6 fëmijë humbi jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin hasi në kantier gërmimesh në rrugë. Gjallë mbeti kryefamiljari, Sami bin Mohammed Ali al-Naami.

Ai ndodhet ende nën shok, ndërkohë që një prej fëmijëve të tij që i ka mbetur tha se ai u transferua në spital për të trajtuar lëndimet.

Të 7 viktimat u varrosën të mërkurën në fshatin Abu al-Salaah dhe në funeralin morën pjesë banorët e qytetit dhe zyrtarët e policisë dhe komunës.

Ngushëllimi ka qenë tejet i vështirë për burrin që ka humbur 6 fëmijë dhe gruan, por mbreti Selman ka vendosur gjithsesi që të bëjë diçka. Ai ka urdhëruar dhënien e një shtëpie e të një makine për të, ndonëse tragjedia e tij nuk mund të zbutet me asnjë dhuratë, transmeton tesheshi.com.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit