Xhelal Gashi, nga Kryshevci i Fushë Kosovës mbrëmë ka marr lajmin më të hidhur në jetën e tij.
Atij i vdiq djali rreth dy vjeç pas një sëmundje.
“Të Allahut jemi, e te ai do të kthehemi. Familjarë, miq, shokë e dashamir, ju njoftoi se djali im pas dy operacioneve ndërroi jetë. E pamja do të mbahet në shtëpinë time në Fushë Kosovë, Kryshevc. Varrimi i vogëlushit bëhet sot prej orës 14:00 në varrezat e lagjes Dragodan në Prishtinë”, ka shkruar Xhelali në profilin e tij në facebook.
Ndryshe Xhelali është një humanitar i madh ku për vite të tëra ka mbledhur para për nevojtarët, raporton Indeksonline.
Janë me dhjetëra raste ku ai ishte iniciator për të mbledhur para për shërimin e njerëzve që kanë vuajtur nga sëmundje të ndryshme.
Madje pak kush mund të mos e këtë parë një video të Xhelalit teksa ia numëronte një prindi për shërimin e vajzës së tij, rreth 90 mijë euro.
Video e postuar nga Indeksonlin rreth një vit më parë është shikuar 1 milion e 400 mijë herë.
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1078990362198643/