0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hulumtimet shkencore vërtetojnë se të mësuarit e Kuranit përmendësh ndikon në suksesin e arsimimit

Më të lexuarat

Studimet e mëparshme kanë vërtetuar ndikimin e mësimeve të Kur’anit në qetësimin dhe eliminimin e emocioneve negative, ndërsa një studim zbuloi se të mësuarit e Kur’anit lehtëson dhe përmirëson suksesin edhe në fushat tjera të arsimit ….

Në studimin e titulluar ” „Effects of memorizing Quran by heart (hifz) on later academic achievement“ (Efektet e mësimit përmendësh të Kur’anit në arritjet e mëvonshme akademike), Dr. S. Farhan Janaghir dhe Naziva Nawaz nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e femrave Benazir Bhutto (Peshawar, Pakistan) shkencërisht kanë vërtetuar se të mësuarit e Kur’anit përmendësh në masë të madhe lehtëson përvetësimin e njohurive në fushat tjera dhe përmirëson suksesin arsimor tek nxënësit e hifzit.

Në përshkrimin e studimit thuhet se qëllim i këtij studimi është që të hulumtoj efektet të cilat të mësuarit e Kur’anit përmendësh ka mbi arritjet akademike dhe në jetën socialo-kulturor të hafizit dhe nxënësve të hifzit. Si shembull janë zgjedhur 36 hafizë nga kolegje dhe universitete të ndryshme. Rezultatet treguan një ndryshim të konsiderueshëm tek hafizët para dhe pas përfundimit të hifzit.
Është vërtetuar ndikimi i përgjithshëm pozitiv i të mësuarit të Kur’anit përmendësh në arsimim dhe në jetën shoqërore të hafizëve.

Në përfundim, shkencëtarët theksojnë se hifzi çon në ndryshime pozitive dhe ndikon në jetën socialo-kulturor të hafizit. Hulumtimet preliminare tregojnë se të mësuarit e Kur’anit përmendësh përmirëson dhe siguron sukses të mirë akademik për hafizët e Kur’anit.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit