4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Hulumtim: Numri i popullsisë muslimane në Evropë do të rritet

Më të lexuarat

BERLIN (AA) – Numri i muslimanëve të cilët jetojnë në shtetet e Evropës pritet të rritet, thuhet në një hulumtim të organizatës amerikane “Pew Research Center”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas hulumtimit, ku janë përfshirë skenarë me opinione të ndryshme, në qoftë se numri i muslimanëve të cilët vijnë si refugjatë ose për të punuar në Gjermani rritet në nivel mesatar, deri në vitin 2050 numri e muslimanëve në këtë vend do të rritet nga gjashtë për qind në atë 11. Ndërkaq, në gjithë Evropën, numri do të rritet nga pesë në 11 për qind.

Në hulumtim theksohet se 78 për qind nga 1 milion e 600 mijë refugjatë të cilët kanë shkuar në Evropë, si dhe 86 për qind e refugjatëve të cilët kanë shkuar në Gjermani gjatë viteve 2010-2016, janë muslimanë.

Hulumtimi thekson se nëse fluksi i refugjatëve mbetet në nivelin e njëjtë, numri i muslimanëve të cilët e përbëjnë 4,9 për qind të popullsisë së Evropës, deri në vitin 2050 do të rritet në 14 për qind. Ndërkohë, në Gjermani pritet që ky numër nga 6,1 të arrijë në 20 për qind.

Siç theksohet, edhe në qoftë numri i muslimanëve të cilët shkojnë në shtetet e Evropës për të punuar mbetet i njëjtë edhe nëse nuk shkon pothuajse asnjë refugjat musliman, pritet që numri i muslimanëve për të njëjtën periudhë të rritet për 11 për qind. Ndërkaq, nëse niveli i refugjatëve muslimanë mbetet në një nivel relativisht të ulët, atëherë numri i muslimanëve në Evropë pritet të rritet për 14 për qind.

Po ashtu, në hulumtim thuhet se edhe në qoftë se në të ardhmen në Evropë nuk do të shkojë asnjë musliman, numri i muslimanëve në shtetet e Evropës deri në vitin 2050 pritet të rritet nga 4,9 në 7,4 për qind. Sipas hulumtimit, kjo ndodh për shkak të popullsisë më të re muslimane në krahasim me atë jomuslimane, si dhe për shkak të numrit më të madh të lindjeve në mesin e muslimanëve.

Në hulumtim theksohet se numri i popullsisë muslimane do të rritet në shtetet ku në periudhat e fundit janë duke u pranuar më shumë refugjatë muslimanë, kurse në shtetet si Polonia, të cilët kanë mbyllur dyert e tyre për refugjatët muslimanë, popullsia muslimane mund të shënojë rënie të vogël.

Megjithatë, në hulumtim po ashtu theksohet se është e vështirë të dihet numri i saktë i muslimanëve të cilët jetojnë në shtetet evropiane dhe se në këto parashikime nuk përfshihen refugjatët kërkesat për azil të të cilëve janë refuzuar.

Numri i supozuar i muslimanëve të cilët jetonin gjatë vitit 2016 në Evropë është 25 milionë e 700 mijë, thuhet në hulumtim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit