20.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

“Forcat e regjimit të Asadit kanë përdorur bomba thërrmuese në Gutën Lindore”

Më të lexuarat

BEJRUT (AA) – Amnesty International (AI) thotë se forcat besnike të presidentit sirian, Bashar al-Asad, gjatë sulmeve në Gutën Lindore të Sirisë, kanë përdorur bomba thërrmuese të ndaluara, raporton Anadolu Agency (AA).

AI, thekson se bombat thërrmuese me të cilat është kryer sulmi në të cilin kanë humbur jetën të paktën dhjetë civilë, janë prodhim rus.

Në sulmet e kryera më 14 nëntor në zonat të cilat janë nën juridiksionin e Gutës Lindore, kanë humbur jetën mbi 130 civilë. Në përputhje me marrëveshjen e arritur mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Astana, Guta Lindore është shpallur “zonë jokonfliktuale”.

Ndonëse marrëveshja u arrit më 22 korrik, forcat besnike me regjimin e Asadit shpeshherë e shkelin të njëjtën. Në sulmet e kryera në javët e fundit, përveç viktimave civile, shumë objekte në pjesët rurale janë shkatërruar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit