0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Hulumtim: Ja sa muslimanë ka në Maqedoni

Më të lexuarat

Mbi gjysma e popullsisë në Maqedoni apo 52,4 për qind për vete vlerëson se është religjioze, 30,6 për qind se deri diku është religjioze, ndërsa 16,5 për qind kanë deklaruar se janë pak ose aspak religjioz, me çka vendi konsiderohet si shtet kryesisht religjioz, ndërsa ka të bëjë edhe për të krishterët edhe për pjesëtarët e religjionit islam.

Këtë e theksojnë rezultatet e hulumtimit “Perceptimi i qytetarëve për religjionin dhe rolin e tij në shoqëritë multikulturore” i zbatuar në fund të nëntorit nga Instituti për hulumtime politike nga Shkupi (IHPSH) bashkë me ueb portalin religija.mk dhe fondacionin “Konrad Adenauer” në ekzemplarë reprezentativ prej 1.111 të anketuar mbi 18 vjeç.

Gjithsej 75 përqind e popullatës në Maqedoni i takon religjionit ortodoks, 21,6 për qind atij mysliman, ndërsa katolikë gjegjësisht pjesëtarë të religjioneve të tjera janë 0,4 gjegjësisht 0,5 për qind, ndërsa 2,4 për qind e popullatës për vete konsiderohen ateistë.

Megjithatë, autorët theksojnë se ka dallim midis përkatësisë dhe praktikimit të një religjioni të caktuar, duke e pasur parasysh se e para më shumë është perceptuar si traditë dhe trashëgimi, ndërsa e dyta është përzgjedhje personale të cilët vetvetiu vendosin nëse do ta praktikojnë religjionin ose jo.

Në pyetjen “nëse besoni në Zot siç është përshkruar në librat e shenjtë siç janë Kurani dhe Bibla”, “nëse nuk ekziston, por beson fuqi e mbinatyrshme” ose nëse “nuk ekziston Zoti dhe as fuqi e mbinatyrshme” në anketë 96,7 për qind e myslimanëve të anketuar kanë deklaruar se besojnë në Zot, 3,3 për qind në fuqi të mbinatyrshme ndërsa tek të krishterët ortodoksë 63,2 për qind kanë deklaruar se besojnë në Zot, 21,9 në fuqi të mbinatyrshme ndërsa 4,6 nuk besojnë as në Zot dhe as në fuqi të mbinatyrshme.

Gjithsej 80,8 për qind e myslimanëve janë përgjigjur se e kanë lexuar librin e shenjtë Kuranin ndërsa 44,8 për qind e të krishterëve kanë pohuar se e kanë lexuar Biblën.

Në pyetjen “nëse për ju më i rëndësishëm është religjioni ose përkatësia etnike tek myslimanët 32,5 për qind kanë deklaruar se religjioni ndërsa 38,3 për qind përkatësia etnik ndërsa 44,4 për qind te të krishterët kanë deklaruar se religjioni është më i rëndësishëm ndërsa 16 për qind përkatësia etnike.

Nga myslimanët e anketuar 52,5 për qind kanë thënë se besojnë në Bashkësinë Fetare Islame ndërsa tek krishterët 68,6 për qind kanë thënë se besojnë në Kishën Ortodokse të Maqedonisë – Ipeshkvinë e Ohrit.

Në pyetjen “nëse do të dëgjonin nëse liderët fetarë bëjnë thirrje për paqe dhe qetësimin e tensioneve nëse ekziston ndonjë konflikt ndërfetar”, përgjigje afirmative kanë dhënë 65 për qind e besimtarëve myslimanë ndërsa 67,4 për qind e besimtarëve të krishterë, me çka, sipas autorëve të hulumtimit, konfirmohet roli i rëndësishëm i prijësve fetarë në ndërtimin e bashkëjetesës ndërreligjioze.

Hulumtimi është zbatuar përmes telefonit me zbatimin e standardeve metodologjike, ndërsa gabimi i margjinalizuar është +/- 2,9 për qind. Qëllimi i studimit është të fitohet pasqyrë e përgjithshme për ndikimin e religjionit në shoqërinë e Maqedonisë dhe të detektohen mundësitë potenciale dhe sfidat prej këtij ndikimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit