2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

HUDHJA E GURRTHEMELIT TË XHAMISË SË RE – MATKÊ

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai të hënën më 05.09.2022. hodhi gurrthemelin e Xhamisë së Re të fshatit piktoresk të Shkupit – Matkë, që graviton në Komunën e Sarajit.

Në shoqërinë e Myftiut të Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, si nikoqir dhe organizator i kësaj ceremonie së bashku me operativën e kësaj myftinie dhe shumë figurave eminente nga myftinia e Shkupit dhe Drejtorë të sektorëve të ndryshëm të Rijasetit të BFI, Ministrit të Shëndetësisë z. Bekim Saliu dhe Sekretarit të Komunës së Sarajit, z. Sefi Shabani, Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i uroi banorët e Matkës dhe u dëshiroi përfundim sa më të shpejtë të punimeve duke u premtuar se BFI do të qëndrojë pranë në ndërtimin e këtij bejtullahu, deri në hapjen përfundimtare të Xhamisë. Ai poashtu shtoi se: Vetëm njerëzit që kanë iman të palëkundur në Allahun Fuqiplotë, ndërtojnë xhami, e të njëjtët do të shpërblehen me pallate në botën e përtejme nga Allahu Fuqiplotë”.
Gurrthemeli i Xhamisë së Matkës vihet mbi themelet e xhamisë së vjetër e cila nuk ekziston më dhe së shpejti pritet që banorët e këtij fshati të Shkupit të kenë xhaminë e re, ku do të mund ti kryejnë obligimet e tyre fetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit