Ismail bin Ibrahim transmeton nga babai i tij dhe ai nga gjyshi i tij që ka thënë:
I Dërguari i Allahut ﷺ më mori hua dyzet mijë (dirhemë). Kur atij i erdhën të ardhurat, ma ktheu huanë dhe më tha: “Allahu e bekoftë familjen dhe pasurinë tënde. Me të vërtetë, shpërblimi i vetëm për një hua është falënderimi dhe kthimi i saj.”