1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

HRW raport për keqtrajtimin e fëmijëve të emigrantëve në Greqi

Më të lexuarat

Organizata Human Rights Watch (HRW) ka theksuar se duke u mbajtur në paraburgim për një kohë të gjatë në kushte të papërshtatshme fëmijët e pashoqëruar të emigrantëve në Greqi po shkelen të drejtat ndërkombëtare dhe ligjet greke, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një raport të përgatitur nga organizata me temë “Përse më Mbani Mua Këtu?”: Fëmijët e pashoqëruar në Greqi po mbahen në paraburgim”, krahas intervistave të kryera me 42 fëmijë emigrantësh të pashoqëruar flitet edhe për vizitat në dy komisariate të policisë dhe ambiente paraburgimi.

Studiuesja Rebecca Riddell në një deklaratë ka theksuar se “Greqia shprehet se për të mbrojtur fëmijët është e detyruar ti mbajë në paraburgim ato. Por mbyllja e fëmijëve në qelitë e tejmbushura dhe jo higjienike është gjëja e fundit që ato mund të kenë nevojë.”

Duke tërhequr vëmendjen se shumica e fëmijëve në fjalë janë larguar prej dhunës në vendet e tyre Riddell ka theksuar se “BE-ja dhe Greqia duhet të tregojmë më shumë përpjekje, të sigurojnë kujdesin për këto fëmijë të pambrojtur që kanë nevojë dhe e meritojnë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit