Duke përmendur një burim të afërt me familjen mbretërore, HRW tha se forcat e sigurisë më 27 mars arrestuan Princin Faisal bin Abdullah në një kompleks familjar në verilindje të Riadit, ku ai qëndronte në vetë-izolim për shkak të COVID-19
Sipas mbikëqyrësit global të të drejtave të njeriut Human Rights Watch (HRW), autoritetet saudite kanë arrestuar Princin Faisal, djalin e mbretit të ndjerë Abdullah, dhe po e mbajnë atë të izoluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke përmendur një burim të afërt me familjen mbretërore, HRW tha se forcat e sigurisë më 27 mars arrestuan Princin Faisal bin Abdullah në një kompleks familjar në verilindje të Riadit, ku ai qëndronte në vetë-izolim për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).
Për arrestimin nga autoritetet nuk u dha asnjë arsye.
Burimi tha se që atëherë anëtarët e familjes nuk kanë pasur qasje të mësojnë asgjë rreth vendndodhjes ose statusit të Princit Faisal.
Në një veprim kundër korrupsionit në vitin 2017, Princi Faisal u arrestuaa së bashku me disa suaditë të shquar, përfshirë anëtarët e familjes mbretërore.
Sipas burimit, autoritetet liruan Princin Faisal në fund të dhjetorit të vitit 2017, pasi ai ra dakord për dorëzimin e pasurive.
Burimi tha se autoritetet saudite vendosën një ndalim udhëtimi për Princin Faisal pas lirimit të tij.
Zv/drejtor i HRW-së për Lindjen e Mesme, Michael Page, në një deklaratëtë publikuar në faqen zyrtare të grupit, tha se “pavarësisht valëve të kritikave, sjellja e paligjshme e autoriteteve saudite gjatë sundimit de-fakto të Mohammed bin Salman vazhdon të mos pakësohet”.
Page theksoi se Princi Faisal është ndër “qindra të arrestuar në Arabinë Saudite pa një bazë të qartë ligjore”.
“Arrestimi dhe zhdukja e mundshme e Princit Faisal tregon përsëri një mosrespektim të rreptë të autoriteteve saudite për sundimin e ligjit dhe nevojën për një rregullim të plotë të sistemit të drejtësisë”, tha Page.
Sipas HRW-së, autoritetet saudite arrestuar tre princër të lartë në muajin mars të vitit 2020, duke përfshirë Princin Ahmed bin Abdulaziz, vëllain e Mbretit Salman, së bashku me Princin Mohammed bin Nayef, një ish-princ i kurorës dhe ministër i brendshëm i larguar nga mbreti saudit në qershor të vitit 2017, pas së cilës ai u dërgua në arrest shtëpiak.