1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hoxhës Eroll Rexhepi, një kriminel ja djeg veturën para shtëpisë

Më të lexuarat

Hoxha Eroll Rexhepi, imam nga Peja, publikoj në profilin e tij në facebook një lajm të trishtë, kur një person gjysmë i maskuar ia dogji veturën e tij, mu para shtëpisë së tij. Personi kriminel, i hedh benzin veturës e më pas i vë flakën dhe ik nga vendi i ngjarjes.

Postimin e plotë të Hoxhë Eroll Rexhepi e gjeni këtu:

Mirëmengjesi bashkqytetarë, miq shokë e dashamirë.
Sot rreth ores 03:07am, para shtëpis sime në lagjen Kapeshnicë, rruga Rozafa në Pejë, një person gjysëm i maskuar ja vënë flakën me lëndë djegëse makinës sime duke e djegur në tërësi dhe duke shkaktuar dëmë të tjera…
Falënderoi Zotin që nuk kishim dëme në jetët e njerëzve dhe për rreth shtëpive të tjera!
Kërkoi me ngulm nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe akterët e rendit e sigurisë që sa më shpejt të zbulojn nxitësin dhe kryesin e këtij akti qyqar!
Faleminderit fqinjëve që më njoftuan dhe u solidarizuan me mua.
Faleminderit Policisë së Kosovës, Zjarrëfiksve që ishin në vend ngjarje.
Në fund një mesazh për gjithë ju.
“Kujdes kujt i bënë mirë”
Ju lutem më falni për shqetsimin!

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit