0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Hoxhë Shefqet Krasniqi prononcohet pas aktakuzës (VIDEO)

Më të lexuarat

Hoxha Shefqet Krasniqi ndihet i pastër para shoqërisë dhe Zotit.

Në një intervistë për Ekonomia Online, e para për një medium pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria, Krasniqi ka thënë se të gjitha ligjërata dhe shkrimet e tij kanë qenë transparente dhe publike.“Për kontributin tim para, gjatë dhe pas lufte deri ditën e sotme jam ballëhapur dhe kokëlartë. Të gjitha ligjëratat e mia, shkrimet, publikimet janë transparente… Jam thellë i bindur se çdo përpjeke e imja ka qenë në përputhshmëri të plotë dhe në interes të përgjithshëm të popullit tonë, të atdheut tonë”, thotë ai.

Ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë thotë se është i gatshëm të ballafaqohet me organet e drejtësisë, ngase nuk ka dyshim në pafajësinë e tij, dhe beson se në fund do të dalë triumfues.“Nga ky kontekst dhe parim jam i bindur se në Kosovën tim ka mbetur qoftë edhe një pikë drejtësi, nuk ka dyshim se unë do të dal triumfues dhe ngadhënjyes”.Ai shprehet se aktakuza i ka shkaktuar shqetësim atij dhe familjes së tij, sikurse dhe rrethit e shoqërisë. “Nuk ia kemi pasur borxh askujt”. “Jam i bindur në ndërgjegjen time të pastër dhe jam shumë komod në ndërgjegjen time.”
Dhe pa asnjë hezitim jam i gatshëm të ballafaqohem me organet e drejtësisë të dal faqebardhë dhe ballëhapur para shoqërisë dhe mbarë xhematit dhe para medieve. Mbi të gjitha, me këtë komoditet, dal edhe para Zotit nesër”, thotë ai.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Krasniqi akuzohet për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetar dhe për shmangie nga tatimi.

https://www.facebook.com/AdemRamadanifaqjazyrtare/videos/1601319319897579/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit