3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

‘Hoxhë, o qafir, çfarë janë këto shkronja kaurrçe?’

Më të lexuarat

Hafiz Ibrahim Dalliu në kontaktet me njerëzit predikonte konceptin e drejtë të fesë islame, që duhet të kishte çdo besimtar por gjithmonë në gjuhën shqipe. Kulmi arriti në shtator 1910 kur u gjend përpara torturave më të egra për artikullin në formën e një letre të hapur në gazetën “Bashkimi i kombit” ku dënoheshin xhonturqit. Ndërmjet të tjerash ai shkruan: “Injoranca nuk zhduket me top, topi zhduk njerëzit”.
Për këto mendime ai u arrestua, e kur e morën i thanë: “Në mos heqsh dorë prej shqipes, ne do të të therim”. Ai është përgjigjur: “A kujtoni se do ta shuani Shqipërinë me therjen time? Jo. Ta dini se prej çdo pike të gjakut tim mbin një shqiptarë si kepurdhë, prandaj të më vrisni një orë e më parë”.Pastaj dy oficer turq i kanë kontrolluar shtëpinë, të udhëhequr nga një shqiptar dhe i kanë gjetur librin e botuar prej tij. Ata e kanë pyetur: “Ç’janë këto libra kaurrce?”. Ai ka thënë: “Janë ilmilahet, tëgjithë shqip”. Ata i thanë: “Qysh shkruhen ilmilahet me shkronja latine bre qafir hoxha? A e shihni hoxhën kaurr? Është torturue e rrahun në sy të njerëzve, por nuk është dorzuar.” Një oficer i thotë: “Në çengel e ke punën, në çengel”. Hafizi i përgjigjet: “Nuk shuhet bota se varet një hafiz, rroftë atdheu”. Kjo i kushtoi daljen para gjyqit dhe u dënua me 10 vjet burg të rëndë në fortesën e Rodit dhe pastaj e kanë çuar në Jedi Kule të Selanikut bashkë me Jusuf Elezin, Mahmud Fortuzin, Beqir Lugën dhe Mustafa Marën. Në burg pas torturash të shumta, ai i është drejtuar Zotit duke iu lutur: “Asnjëherë s’kam lanë pa fal xhumanë e sot s’do mundem me e falë. Ti e di o Perëni që unë s’kam pas ndonjë qëllim të lig në zemër, veç se kam dasht të mirën e këtij populli, por njerëzit e ligj më bënë në këtë farë halli. Jepi pra ndëshkimin e tyre pa vonesë”. Është liruar me ndërhyrjen e patriotëve shqiptarë dhe kur është kthyer në shtëpi e kanë pyetur. Ai ka thënë: “S’ka pendë në botë që ta përshkruaj, sepse nuk ishte pa e ndigjue kurrë ajo farë barazimi”. Ndërsa djali i vëllait të tij, Adnan Dalliu, tregon se Hafizit i kanë shkulur dhëmbët nga torturat, e kanë poshtëruar duke e veshur me rrobe grash, si dimitë etj.

(Shkëputur nga Revista “Zani i Naltë”, nr. 6., botimi 2014., fq. 74)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit