10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Hoxhë Ekrem Avdiu: Propaganda e rrjeteve sociale i dërgoi të rinjtë në luftën e Sirisë dhe Irakut (Video)

Më të lexuarat

Hoxha nga Mitrovica, Ekrem Avdiu, ka folur për problemin me të cilin është përballur Kosova viteve të fundit, që është pjesëmarrja e shqiptarëve në luftërat e huaja.

Në emisionin “Personale” të RTV Dukagjinit, hoxhë Ekremi ka thënë se “pjesëmarrja e kosovarëve dhe shqiptarëve në luftën e Sirisë është krejtësisht e pakuptimtë”.

“Unë dhe kolegët e mi kemi bërë thirrje për mospjesëmarrje në këtë luftë. Mendoj se propaganda e komunikimit social e ka pas ndikimin më të madh për shkuarjen e këtyre të rinjve në Siri. Të rinjtë që shkuan në luftërat e Sirisë dhe Irakut, nuk janë pjesë e xhematit të xhamive tona”, është shprehur hoxha Ekrem Avdiu, përcjell Telegrafi.

Imami nga Mitrovica thotë se ka marrë edhe kërcënime të ndryshme në Facebook, për shkak se nuk ka ligjëruar për “xhihadin”.

“Kemi marrë kërcënime për mesazhin tonë kundër shkuarjes në Siri, por kjo nuk më ka bë as mu ndie i kërcënuar as i rrezikuar”, tha ai.

https://www.youtube.com/watch?v=iRH5v9ZgHU8

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit