Janë mësuar që njerëzit e pozitës të gjitha ti kenë “hallall”. Edhe hajninë, edhe kurvërinë, edhe mospunën, edhe…, edhe…
Dhe tani, kur ndonjëri gjen kohë për një lutje xhumaje të mesditës (e cila edhe mund të kryhet në pauzë) çohen nostalgjikët e “ktyneherit” dhe vajtojnë për laicitetin e Republikës i cili po u rrezikuaka pse dikush edhe është në pozitë, edhe shkon në xhuma.
Kam përshtypjen se një pjesë e madhe e atyre që i trumpetojnë laicitetit nuk e dinë se çka është ai. Ndoshta mendojnë se është luftë kundër fesë. E dikush duhet të merret me trajtimin e kësaj injorance.
Apo, mbase, nëse nuk ka dallim (e nuk do të duhej të ketë) mes qytetarit e pushtetarit, ky është hapi i parë i luftimit të fesë (ndalojini pushtetarët) për ti parapri të dytit: të ndalohen dikur edhe qytetarët.
Një gjë e them me plotë përgjegjësi:
Ai që shkon në xhuma, frymëzohet vetëm për gjëra të mira, korrektësi dhe ndershmëri.