5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Hoxhë Bekir Halimi reagon ndaj deklaratave anti-Islame dhe raciste të Blerim Latifit

Më të lexuarat

Hoxhë Bekir Halimi me pak fjalë por shumë mençurë i reagon Blerim Latifit i clili njihet me deklaratat e tij kundër islamit, muslimanëve e veçanërisht ndaj hoxhallarëve.

Hoxhë Bekir Halimi shkruan: Kemi kur i gëzojmë fëmijët tanë me dhurata, në dy Bajramet tona. Nuk na duhet me shpik trillime si puna e babadimrit për me u sjell fëmijëve dhurata! Ne i mësojmë fëmijët se pas mundit, angazhimit e sakrificave, vijnë dhuratat dhe kjo është edukata dhe Kultura që na mësojnë Bajramet tona.

Lexojeni më posht shkrimin me aq mllef të Blerim Latifit, i cili është profesor univerizitar!

Blerim Latifi e quan “taleban shqipfolës” Shefqet Krasniqin

•••

Pas deklaratës së hoxhës, Shefqet Krasniqi në lidhje me festen e viti të ri, ka reaguar profesori universitar, Blerim Latifi.

Latifi ka shkruar se është bërë rregull që sa herë vijnë festat e fundvitit vahabistat dhe klerikët e tyre nuk i zë vendi vend pa folur qysh Kosova duhet ta pres vitin e ri siç e presin në Afganistan.

Postimi i plotë:

Tanimë është bërë rregull që sa herë vijnë festat e fundvitit vahabistat dhe klerikët e tyre nuk i zë vendi vend pa folur qysh Kosova duhet ta pres vitin e ri siç e presin në Afganistan: në terr, në heshtje, pa qytete e sheshe të ndriquara, pa lojëra e dhurata për fëmijët, pa darka festive familjare e miqësore.

Pra, kërkojnë që, duke vepruar si në Afganistan, të bëhemi gazi i botës, këtu kemi pasur fatin të jemi prej shekujsh, në Europë.

Të bëhemi gazi i botës dhe t’i japim edhe një argument kulturor Serbisë, e cila nuk lë rast e mundësi për ta paraqitur Kosovën si një vend me prirje antimoderne e antieuropiane; një vend ku në vend të dhuratave e mësimeve për ta gëzuar jetën, fëmijëve u mësohet se çfarë i pret në natën e parë të vorrit dhe flakët e xhehnemit nëse nuk jetojnë sipas direktivave të talebanizmit.

Prandaj, shqiptarë, kudo ku jeni, mos i dëgjoni talebanët shqipfolës, trajtoni ata ashtu siç e meritojnë, si primitivë, por edhe si e budallenj të rrezikshëm, si sherrbudallë, siç do t’i quante populli.

Dhe, natyrisht, mos harroni: festoni e gëzoni familjet e fëmijët tuaj! Në veçanti fëmijët.

Gëzuar!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit