Hoxha nga Tirana, Ahmed Kalaja ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga momentet e diplomimit dhe marrjes së titullit doktor shkence në fushën e sociologjisë.
Ai ka shkruar: “Me rastin e diplomimit tim PHD.
“… dhe thuaj: “O Zoti im ma shto diturinë!”. (Kur’ani: 20:114)
AMIN!!!
“Kërkimi i diturisë është detyrë për besimtarët”
Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të.
Rrugëtimi më i bukur është ai i diturisë. Ai nuk mbaron kurrë.
Gradat shkencore janë thjesht stacione për një ristartim më të fuqishëm.
PHD, ose grada ‘Doktor shkencash’ për mua nënkupton sfida të reja në botëkuptimin fetar dhe intelektual.
Faleminderit Zoti im.
Faleminderit stafit akademik dhe Shkollës Doktorale pranë të UET-së.
Falenderim i veçantë për udhëheqësin tim shkencor. Prof. Dr. Aleksandër Dhima.
Faleminderit prindërve të mi të cilëve ua dedikova këtë punim.
Faleminderit familjes së ngrohtë, miqve, shokëve dhe kolegëve.
Faleminderit të gjithë atyre që më ndihmuan me kohën dhe mundin e tyre.
E gjitha kjo ndodhi më datë 5 Dhjetor, 2017 ku u zhvillua Mbrojtja Finale e Doktoratës në Shkenca Sociale, Profili Sociologji – Antropologji Sociale, me temë: “Roli i Ligjërimit Fetar të Klerikëve Myslimanë në Tolerancën, Harmoninë dhe Bashkëjetesën Fetare në Shqipëri gjatë viteve 1912-1945”, nën udhëheqjen shkencore të Prof. Dr. Aleksandër Dhima.
Juria përbëhej nga:
1. Prof. Dr. Kristaq Xharo (Kryetar)
2 Prof. Dr. Pajtim Ribaj (Oponent i jashtëm)
3 Prof. Asoc .Dr. Enri Hide (Oponent i brendshëm)
4. Prof. Dr. Edmond Dragoti (Anëtar)
5. Prof. Asoc. Dr. Roland Lami (Anëtar)
I falënderoj përzemërsisht për sugjerimet, këshillat dhe opinionet e tyre të vyera.
Qoftë një ditë e një vit i begatë për të gjithë!
Amin.”