-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hoxhallarët dhe reagimet e tyre karshi fenomeneve të rrezikshme shoqërore

Më të lexuarat

Zakonisht kur kemi polemika dhe debate shoqërore që preket shenjtëria e fesë apo vlerave  që bien ndesh me natyrshmërinë njerëzore, kemi ngritje të zërit kritikues ndaj hoxhallarëve dhe besimtarëve se ato po heshtin, e zërin e tyre nuk ngrisin në nivelin e duhur për të kritikuar atë që po ndodh. Sigurisht reagimet e hoxhallarëve ndaj fenomene negative që paraqiten në shoqëri duhen të jenë të qarta edhe në kohën e vet. Andaj edhe reagimet ndaj fenomenit LGBT dhe ligjeve që sillen në atë drejtim duhet të kundërshtohen fuqishëm.

Pajtohem me ata që janë të zhurmshëm në këtë drejtim dhe e admiroj guximin e tyre për të aktualizuar temat e nxehta, por nuk duhet që gjuha e tyre të jetë gjuhë thumbuese ndaj pjesës së heshtur, hoxhallarë qofshin ata, intelektual apo shoqëri civile. Qëllimi duhet të jetë nxitja e proaktivizmit kundër këtij fenomeni dhe jo shkaktimi i debatit brenda komunitetit kush është në të saktë dhe kush e ka gabim.

Ne si musliman në të gjitha veprimet tona, edhe kur e luftojmë ekstremizmin e dhunshëm edhe kur nxisim opinionin kundër degjenerimeve shoqërore, krejt këto veprime duhet t’i bëjmë për hir të Allahut edhe për të triumfuar e vërteta e jo nga dëshira për t’iu nënshtruar kërkesave të pushtetit apo qarqeve të caktuara politike apo për inate personale apo për aspirata personale.
Ky fenomen dhe kjo e keqe që po tentohet të normalizohet në Kosovë edhe vendet tjera, e rrezikon dhe e kundërshton ashpër gjenezën e shoqërisë, e që është familja. Alarmi duhet të jetë i fuqishëm mbi të keqën e madhe që sjell ky fenomen tek të gjithë njerëzit dhe njerëzimin në përgjithësi.

Në një botë ku e drejta e shprehjes së mendimit dhe lira e fjalës është alfa dhe omega, kush i ndalon me mijëra hoxhallarë edhe me qindra mijë besimtarë me dal të gjithë me shkrime (Statuse) në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale që të jenë të zëshëm kundër kësaj të keqe që ja sjellin vendit edhe femijëve tanë!
Heshtja e shumicës së shoqërisë në ndërtimin e qëndrimeve personale kundër kësaj të keqe të madhe dhe me pasoja shumë të këqija për ardhmërin e shoqërisë tonë e irriton një pjesë të madhe të xhematit edhe i frustron ata.
Nuk jam ithtar i anarkisë edhe mungesës së kulturës ne debate publike apo private por as i heshtjes karshi së atyre që heshtin atëherë kur duhet me qenë shumë më të zhurmshëm, e sidomos në këto ditë dhe gjatë krejt kohës në lidhje me këtë temë që flitet e pritet të votohet ky ligj që lejon martesën mes gjinisë së njëjtë.

Prej bisedave dhe debateve tona duhet ti nxjerrim disa konstatime:
1- Duhet me Dije dhe Urtësi me i kundërshtuar të këqijat.
2- Secili duhet të mban përgjegjësi në nivel të detyrave dhe pozitave që ka.
3- Debati duhet me qenë me qëllim të korrigjimit të gabimeve dhe jo mundësi për nënçmim të njëri-tjetrit.
4- Debati duhet me ofru platformë dhe zgjidhje për problemet e jo vetëm fajësime.
5- Gjatë debatit duhet ruajtur lart pozita e hoxhës, si pozitë e rëndësishme në zhvillimet tona shoqërore.
6- Debatet nuk duhet me e prish dashurinë vëllazërore.

 

Si bëhet debati për të mirën e përgjithëshme ndaj të keqes?

Thumbimi sjell thumbime! Të flasim me fakte dhe argumente. Pa apostrofime. Nëse nuk mund të jemi të këtillë ju lutem të mos shkruajmë në tema të tilla debatuese. Problemi është serioz edhe nuk ka hapeësirë për këso debate denigruese brenda komunitetit. Por duhet bërë debate konstruktive.
Edhe thumbimi edhe zemërngushtësia, edhe mosgatëshmëria me i mirëkuptu shkrimet e njëri tjetrit çdo herë në historinë tonë kombëtare dhe fetare kanë shkaktu grindje dhe përçarje. Roli ynë duhet të jetë në drejtim të edukimit tonë në evitimit të këtyre mangësive dhe zëvendësimi i tyre me vlera Islame.

Elita intelektuale e fetare mes heshtjes dhe kritikës!

Nëse ne nuk krijojmë një mekanizmë mbrojtës për mos korruptim të elitës së shoqërisë tonë, intelektuale dhe fetare (hoxhallarëve) nga pushteti dhe xhemati, si do mbetemi nësherbim të Fesë dhe në shërbim të shoqerisë ku jetojmë?!
Tre vitet e fundit e kam percjell situatën në Kosovë me atë çfarë shkruajnë dhe ngrisin si shqetësim elita dhe kam vërejtur se shumica e elitës (intelektuale dhe hoxhallarë), perjashto një pakicë ekstreme, nuk kanë folur me aq sa duhet kundër kësaj të keqe të madhe. Kjo gjendje është shumë e rëndë. Mu kjo gjendje kaq e rënduar shkakton këtë irritim kaq të madh pastaj te shoqëria e thjeshtë dhe xhemati.

Elita e nje populli nuk duhet të jetë vegël e pushtetit për të realizuar planet dhe interesat e veta, e të flasin me sustë, kur tu duhen atyre, siç ishte rasti me ekstremizmin e dhunshëm, folën të gjithë, ata që e njohin problematikën edhe ata që nuk e njohin thelbin e problematikës! Duhet të jenë me të njëjtin elan edhe energji karshi krejt dukurive negative dhe degjeneruese që rrezikojnë shoqërinë dhe prishin balancat shoqërore.
Duhet me qenë edhe elita e shoqerisë më reflektues ndaj qasjes e ruajtjes së interesit personal edhe rehatisë personale, e sidomos nëse kjo rehati shkon në dëm të fesë dhe interesit shoqerorë.

Qasja jonë ndaj atyre që janë të zëshëm në kritikat e tyre?

Disa herë kritikat e ashpra ndaj letargjisë së elitës i marrim afër zemrës dhe shprehim revoltën e madhe karshi këtij lloji të kritikave. Kurse në të njejtën kohë kemi mirëkuptim për të gjithë ata jobesimtarë, islamofob, njerëz banal dhe ofendues, madje edhe i ledhatojmë ata, ndërsa nuk kemi gatishmërinë e duhur dhe mu atë qasje liberale ndaj atyre besimtarëve kritikues, nga mesi jonë që gabojnë ndaj nesh duke e tepruar me kritika, kurse krejt këtë e bëjnë me dëshirë për Hajr!!!

E mbroj qëndrimin…
Andaj e mbroj qëndrimin se kritika për mosfolje është me vend, pasi që problemi me të cilin ballafaqohet bota, edhe krejt populli ynë është shumë i madh, edhe pasojat në plan afatgjatë janë shumë të mëdhaja, andaj secili prej nesh duhet me u identifiku me qëndrim të qartë dhe bindës kundër këtyre gjërave.
Sidomos kur e dimë dhe e shohim vazhdimisht se ata (kampi LGBT) punojnë shumë, edhe me para, edhe me emisione, edhe me programe shkollore, e disa prej nesh kalkulojnë dhe nuk arrijnë as nje qëndrim në rrjetet sociale me e pas që është gjëja më e pakët!

Kritikat na bëjnë mirë!

Dashuria e vërtetë del në shesh kur secilit ia japim vendin e vet. Edhe secilin e kritikojmë në masë dhe sipas nivelit të përgjegjesive që i ka! Dijetarët (elita) janë kripa e një populli, kush e rregullon ushqimin nëse kripa prishet?!

Për fund: Çka fitojmë ne nëse kalohet ligji?

Çdo këshillë e jona, çdo fjalë e jona, çdo veprim i jonë duhet ta dijme se ajo regjistrohet te Allahu, pastaj do zë vend te mendja dhe zemra e shumë individëve të shoqerisë sonë dhe xhematlive!
Sidomos në momentin kur ka përplasje, atëherë qëndrimet, shkrimet, kultura, urtësia, aftësia për të korrigjuar gabimin dhe lufta për të dominu e vërteta, paraqesin pjekurinë tonë kolektive edhe karakterin tone individual. Në cilën anë je ti…

 

Bekir Halimi

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit