4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hoxha për të atin e Shefqet Kastratit: Gjë e madhe të vdesësh si burrë i mirë!

Më të lexuarat

Një përshkrim vlerësues për babain që nxiste fëmijët në bamirësi

I ati i ndjerë i sipërmarrësit të njohur Shefqet Kastrati është vlerësuar si një besimtar me vlera, pasi pasi la këtë botë, nga një hoxhë i njohur i Tiranës.

“Sonte, për natë të xhuma, u nda nga kjo jetë provizore, për t’u takuar me Zotin e tij, të Cilin e adhuroi deri në momentin e fundit, Haxhi Jonuz Kastrati.

Ishte i veçante për nga kontributet dhe bamirësitë që la pas, i veçante në nxitimin për të bërë punë të mira, i veçantë për t’i marrë sevapin në maksimum çdolloj adhurimi, i veçantë në marrëdhëniet që kishte me të vjetrit, me të rinjtë, madje edhe me fëmijët e vegjël.

Eshtë gjë e madhe të vdesësh e çdokush të të kujtojë për mirë.

Zoti të mëshirofte haxhi Jonuz, ta pranofte gjithë çke bërë, e ta shpërbleftë siç di vetë Zoti të shpërblejë”, e mbyll përshkrimin e tij mortor hoxhë Ferid Piku.

Kujtojmë se anëtarët e familjes Kastrati, mes tyre dhe Shefqeti, tej paragjykimeve tipike shqiptare për pasurinë e tyre, zotërues të disa sipërmarrjeve të mëdha, janë dhe kontribuues të mëdhenj në bamirësi e ndihmë ndaj nevojtarëve, por që s’duan ta bëjnë public këtë aspekt të veprimtarisë së tyre njerëzore.

 /tesheshi.com/ 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit