0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hoxha nga Tetova, bekoi hapjen e tunelit më të gjatë në botë

Më të lexuarat

Bera lutje qe gjithmone te mbreteroj e mira ne kete shtet. E ndajtem gezimin me popullin zviceran dhe me te gjithe te tjeret qe jetojne ketu. E falenderoj shume Zvicren, qe na ka mundesuar gjitha te mirat, tha imami i xhamise shqiptare ne Will te St. Gallenit, Bekim Alimi, nga fshati Neproshten i Tetovës
Bernë, 1 qershor – Pas nje programi te shkelqyer qe u dha para se te kaloj treni i pare ne tunelin me te gjate ne bote, u pa edhe teologu i njohur, imami i xhamise shqiptare ne Will te St. Gallenit, Bekim Alimi, nga fshati Neproshten i Tetovës. Ai enkas per ne nder te tjera tha: “Kjo eshte Zvicra. Shembulli me i mire i nje jete te drejt per te gjithe njerezit. Dite historike ne Zvicer. Perendia e bekoft gjithe Zvicren, atdheun e dyte te 200.000 shqiptareve”.
Bera lutje qe gjithmone te mbreteroj e mira ne kete shtet. E ndajtem gezimin me popullin zviceran dhe me te gjithe te tjeret qe jetojne ketu. E falenderoj shume Zvicren, qe na ka mundesuar gjitha te mirat. Edhe sot po mare pjese, pra jemi pjese e gezimit. U luta qe perendia ti bekoj te gjithe ideatoret, ata qe punuan qe te kryhet kjo kryeveper. Jam i lumtur dhe percolla urimet e gjithe muslimaneve qe jetojne ne Zvicer”. Ne mesin e disa predikuesve te besimeve te ndryshme qe jane ne Zvicer, ne emer te muslimaneve jo vetem shqiptare, por te gjitheve qe jane te ketij besimi, ishte i pranishem Bekim Alimi. Ai, ne keto momente gjendet ne tren, ku po e kalon tunelin me personalitetet me te njohure te Zvicres. Para se te behet hapja, Bekim Alimi beri lutje, qe gjithmone te kalohet mire dhe te shkoj si eshte me se miri. Ai thote se eshte dite historike dhe falenderon shtetin dhe popullin zviceran qe ju ka dhene mundesi. Sic dihet, prej sot, eshte gati Tuneli Gotthard në Zvicër që kushtoi 11 miliard euro. Per dy ore e gjysem nga Cyrihu per ne Milano. Tuneli eshte filluar në vitin 1999 dhe në të kane punuar 17 vite, ku ishin rreth 2400 punetore. Tuneli Gotthard lidh luginën Reus në kantonin Uri me luginën e Tiçinos dhe është tuneli i parë në histori që me linjë direkte kalon nën zinxhirin e alpeve. Tuneli ka dy korsi, njëra e gjatë 57.09 kilometra dhe tjetra 57.104 kilometra, është edhe më i thelli, ku në një pjesë kalon në 2300 metra nën majen e Alpeve. Ky eshte sukses, kjo eshte pune.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit