Imami i njohur nga Peja, Enes Goga, ka thënë se askush nuk guxon të fshihet pas së drejtës së lirisë së shprehjes dhe të ofendojë besimet e njerëzve.
Hoxha nga Peja: Shteti nuk duhet të lejojë askënd ta fyejë Muhamedin e as Jezu Krishtin
Enes Goga në një ligjëratë para besimtarëve myslimanë, të mbajtur më 17 mars të këtij viti, ka thënë se koha në të cilën jetojmë ka mundësuar komunikimin e shpejtë dhe të lehtë të njerëzve, porse një gjë e tillë i ka edhe anët negative “nëse njerëzit nuk janë të edukuar”.
Goga thotë se çështja e personalitetit, autoritetit dhe pozitës së profetit Muhamed – që sipas tij është temë që konsiderohet si themelore në fenë myslimane – nuk guxon të adresohet “në emër të fyerjes dhe në emër të shpifjes”.
“Nuk mundet në emër të lirisë së shprehjes me e fy Muhamedin” ka thënë ai, duke shtuar se e njëjta gjë vlen edhe për Krishtin dhe për besime të tjera.
Ai ka thënë se një gjë e tillë bëhet edhe nga njerëz të cilët “nuk i njeh as katundi i tij” ndërsa ankohet se persona të tillë gjejnë edhe hapësirë mediale.
Por, Goga thotë se nuk është përgjegjësi e “xhematit me u çu me rreh ata, sepse kështu nuk ndreqet puna”. Sipas tij, është përgjegjësi e shtetit t’i ndalojë fyerjet e tilla dhe persona të tillë të ballafaqohen me fakte nga hoxhallarë të përgatitur.
“Duhet me dalë një hoxhë i përgatitur dhe me u ballafaquar me argument, me dëshmi, me prova me atë zotëri. Jo ma shumë”
“Është puna e shtetit, prokurorisë, me analizu situatën, që të mos guxojë askush me sha Shën Mërinë, Muhamedin e Jezusin,” ka thënë Goga para besimtarëve, në xhaminë Haxhi Ibrahim Devolli, në Pejë.
“Kjo punë I takon prokurorisë e ata nuk guxojnë me heshtë kurrë”. Goga ka thënë se shtetet prodhojnë ligje me e ruajt shtetin dhe shoqërinë “e mos me leju shoqëria brenda vetit me u kacafyt mes vete”./Insajderi.com
Videon mund ta shihni në këtë link:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=143393749517669&id=100015411336432