3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hoxha nga Mitrovica që zbuloi 42 varre në vitin 1999, por kurrë nuk iu dha mundësia të dëshmojë

Më të lexuarat

Janë bërë 20 vjet nga lufta e fundit në Kosovë, gjenocidit mbi popullatën civile dhe ende shteti i Serbisë nuk ka marrë dënimin e merituar. 20 vjet pa u dënuar çetnikët serbë që vranë e masakruan pa mëshirë këdo që iu doli përpara duke mos kursyera as fëmijët.

20 vjet pas luftës, dëshmitarët që kanë parë për nga afër krimet dhe kanë çfarë të dëshmojnë janë të moshuar dhe nuk do të presin deri në themelimin e një gjykatë ku do të mund të dëshmonin për krimet e kryera në Kosovë gjatë viteve 98/99.

Kryeimami i xhamisë në Mitrovicë, Mulla Asllan Murati ka 47 vite që ka shërbyer në xhaminë e madhe në Mitrovicë dhe gjatë kohës së luftës ka qenë Kryetar i Bashkësisë Islame.

Në një intervistë për portalin arbresh.info Mulla Asllani ka rrëfyer si një dëshmitar se çfarë ka përjetuar gjatë kësaj periudhe.

Hoxha nga Mitrovica me emocione tregon se gjatë kohës së luftës ka varrosur shumë dëshmorë në kushte shumë të rënda e duke mos arritur t’i kryej ceremonitë e varrimit që feja Islame e ka.

“Gjatë luftës kam përjetuar shumë kohë të hidhura. Kam qenë imam xhamisë ku kamë shërbyer 47 vjet. Kam varros njerëz edhe natën edhe ditën”, ka thënë ai.

Mulla Asllani ka qenë dëshmitar i 42 varreve që i ka zbuluar ai menjëherë pas luftës gjatë një vizite në varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës.

Ai thotë se ato varreza janë të qytetarëve që janë vrarë barbarisht nga forcat paramilitare serbe.

“Pasi që mbaroi lufta në vitin 1999 kam shkuar me dy autobusë dhe kam organizuar vizitën e varrezave myslimane të qytetit në pjesën veriore të rrugën Mitrovicë- Zveçan. Pasi kam vizituar varrezat në pjesën e epërme kam parë që në pjesën e poshtme të rrugës janë disa varre në të cilat si imam i xhamisë nuk kam marr pjesë në varrim”.

“I kam numëruar një nga një, se kanë qenë 42 varre, të cilat nuk kanë qenë të identifikuara dhe kam konstatuar se kanë qenë varreza të luftës”, ka thënë ai.

Sipas tij, pasi ai ka lajmëruar disa bashke vendas kanë bërë identifikimin e kufomave dhe disa nga to edhe janë rivarrosur.Në intervistë,

Mulla Asllani tregon edhe disa raste tjera që ka parë me sytë e tij të krimeve që ushtarët serbë kanë kryer mbi siç i quan ai djemtë më të mirë të Mitrovicës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit