Hoxha, Rexhep Lushta ka reaguar pasi një reklamë e birrës është vendosur në afërsi të një xhamie në fshatin Zhur.
Lushta ka ftuar Ministrinë e Tregtisë dhe Ekonomisë që të merret më këtë çështje.
Sipas tij kjo është fyerje e identitetit fetar të muslimanëve të Kosovës dhe ka bërë thirrje që kjo reklamë të largohet.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
Kur turpi s’njeh kufi, deshmohet edhe me kete reklam qe kompania e Birrave ka vendos afer nje objekti fetar musliman, e qe sipas parime te fese Hyjnore kjo pije eshte e ndaluar.
Ftoj ministrine e tregetise dhe ekonomise qe te vendos rregull qe para objekteve fetare (cilesdo fe qofshin ato), te mos vendosen reklama marketingu e ne veçanti me produkte qe ajo fe promovon te kunderten e saj.
Kjo çfare kjo kompani e birres, ka bere eshte fyerje e inldentitetit fetar të muslimanëve të Kosovës, dhe i ftoj qe kete reklam ta largojne dhe ne te ardhmen te respektojne ndjenjat fetare te popullit te Kosoves.