Vjen shpesh në këtë vend. Hoxha Milazim Jashari ka motiv të fortë pse është i lidhur me këtë pjesë të Urës së Ibrit. Nga viti 1975 deri në vitin 1999, kur Xhamia u shkatërrua dhe u dogj me themel, ai shërbente si imam aty. Ai nuk ka humbur shpresat se xhamia do të ndërtohet një ditë.
Punimet që po bëhen për sheshin “Car Llazar” e kanë mërzitur fort ish hoxhën e Xhamisë tek Ura e Ibrit. Ai thotë: “I lutem Allahut sa herë që gjërat të vijnë në vendin e vet. Sa herë kalojë këndej mërzitem se nuk e shoh xhaminë. Me bo me vdek, vdes me sy qel”.
Krerët e BIK-ut thonë se kanë kërkuar që kjo hise mos të tjetërsohet ngase kjo i takon vakëfit të Bashkësisë Islame. Atyre u kanë thënë edhe fjalë nga institucionet ndërkombëtare se do të rregullohet puna e xhamisë. Ai shprehet se Bashkësia Islame nuk do të heq dorë asnjëherë nga rindërtimi i Xhamisë së Ibrit.