16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Hoxha Milazim Jashari: Mërzitem shumë për Xhaminë tek Ura e Ibrit

Më të lexuarat

Vjen shpesh në këtë vend. Hoxha Milazim Jashari ka motiv të fortë pse është i lidhur me këtë pjesë të Urës së Ibrit. Nga viti 1975 deri në vitin 1999, kur Xhamia u shkatërrua dhe u dogj me themel, ai shërbente si imam aty. Ai nuk ka humbur shpresat se xhamia do të ndërtohet një ditë. 
Punimet që po bëhen për sheshin “Car Llazar” e kanë mërzitur fort ish hoxhën e Xhamisë tek Ura e Ibrit. Ai thotë: “I lutem Allahut  sa herë që gjërat të vijnë në vendin e vet. Sa herë kalojë këndej mërzitem se nuk e shoh xhaminë. Me bo me vdek, vdes me sy qel”.
 
Krerët e BIK-ut thonë se kanë kërkuar që kjo hise mos të tjetërsohet ngase kjo i takon vakëfit të Bashkësisë Islame. Atyre u kanë thënë edhe fjalë nga institucionet ndërkombëtare se do të rregullohet puna e xhamisë. Ai shprehet  se Bashkësia Islame nuk do të heq dorë asnjëherë nga rindërtimi i Xhamisë së Ibrit.
 
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit