3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Hoxha i pajton familjen Shabani dhe Azemi

Më të lexuarat

Familja Shabani dhe Azemi nga Aqareva e Skenderajt, kanë shtrënguar duart të shtunën në mesditë, duke i dhëne fund hasmërisë
Fadil Shabani ka falur gajkun e të birit të tij Valdet Shabanit, i cili gjeti vdekjen me 17 gusht të këtij viti, si pasojë e një zënke me një bashkëmoshatar të tij, raporton Gazeta Fjala.

Një incident që filloi si rrëzim duarsh mes dy shokësh, përfundoi me vdekjen Valdetit, 17 vjeqar afër shkollës së fshatit, ku të shtunën u mbajt ceremonia për faljen e gjakut.

Babai i viktimës tha se po e ben këtë për hirë të Zotit, miqve dhe atdheut.

Ai tha se ky popull ka pas mjaft vuajtje dhe lotë duke shpresuar që ngjarje si kjo të mos përsëriten.

Shabani rrëfeu edhe nje detaj mjaft emocionues.

“Biri im 5 minuta para se të vdiste qarosi vrasësin e tij me pije. Kush e ka imagjinuar që do të ndodhë kështu”, u shpreh ai derisa mundohej të mbante veten nga lotët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit