Vetëm se është shpërndarë në shumë portale një shkurtesë ku portalet islamofobe duan ta nxjerrin nga konteksti hoxhën nga Shkupi Bedri Lika. Por me gjithë përpjekjet e këtyre mediave dashakeqe për të futur përçarje e huti në mesin e myslimanëve, vërehet një vetëdije e lartë e besimtarëve musliman, që kërkojnë që video të dal e plotë e jo e shkëputur kështu.
Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe imami nga Shqipëria, Elvis Naçi. Ai ka thënë që nuk është aspak e ndershme që dikush të shkëpusë disa sekonda nga fjalimet e hoxhallarëve e pastaj ta bëjë lajm sensacional.
Ky është postimi i tij i plotë: “Te nderuar Vellezer dhe Motra me qindra Hoxhallare flasin cdo dite per miresite dhe vlerat qe ka femra ne fene Islame, nuk eshte e ndershme qe dikush te shkepuse disa sekonda nga fjalimet e Hoxhallareve dhe te nxise konflikte dhe fyerje midis Shqiptareve. Nese duan ti pasqyrojne Hoxhallaret mos ti shkepusin jashte kontekstit por ti pasqyrojne edhe qindrat e Hoxhallareve te nderuar qe e ngrejne vleren e femres ne piedestalin qe i takon! Shperndaje.”