2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Hoxha Dilingji – Gjykata e dënon imamin nga Peja për ryshfet, BIK-u nuk di asgjë

Më të lexuarat

Gjykata Themelore në Prishtinë, gjashtë ditë më parë ka shpallur akvendimin, sipas të cilit imami nga Peja, Zuhdi Hajzeri, dënohet me një vit burgim me kusht, për përfshirje në afera korruptive, por Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ende nuk di sgjë dhe nuk ka marrë asnjë vendim rreth këtij rasti.

Sipas vendimit të Gjykatës, Hajzeri, përveç burgimi me kusht, është gjobitur edhe me 1, 500 euro.

Ai nuk do të përfundojë prapa grilave, nëse nuk kryen vepër tjetër penale në afat prej dy vjetësh.

Të kontaktuar nga Telegrafi, zyrtarët e BIK-ut, në Pejë, nuk kanë preferuar ta komentojnë rastin, duke thënë se për masa konkrete mund të vendosë qendra.

Në anën tjetër zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu, ka thënë për Telegrafin se ata nuk kanë njohuri për këtë vendim, dhe si të tillë nuk mund ta komentojnë.

“Nuk jemi në njohuri për këtë vendim. Tash prej jush po e dëgjojmë”, ka theksuar Sadriu.

Përveç imamit nga Peja, pjesë e skemës së mashtrimit për punësime në PTK, ishin edhe Gazmend Isufi, Agim Zeqiri, Veton Morina, Nexhivane Daka, Gëzim Curri, Valon Kuçi.

Derisa Isufi (ish-zyrtar i lartë i PTK-së), është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 1 vit burg me kusht dhe 5 mijë euro gjobë, Agim Zeqiri, ka marrë dënimin prej 1 vit e gjashtë muaj burg me kusht dhe një gjobë prej 1 mijë eurosh. Veton Morinës iu shqiptua dënimi një vit burg me kusht dhe një gjobë prej një mijë eurosh, ndërsa Nerxhivane Daka, Gëzim Curri e Valon Kuçi, u dënuan me nga gjashtë muaj burg me kusht dhe me nga 500 euro gjobë, shkruan Telegrafi.

Imami nga Peja, Zuhdi Hajzeri, ishte bërë pjesë e një skeme të mashtrimit për punësime në PTK, duke pranuar mijëra euro për t’i punësuar disa të afërm të tij në këtë institucion, gjë të cilën nuk e ka realizuar.

Hajzeri, më 27 nëntor 2014 dyshohet t’i ketë marrë 20 mijë euro kesh që më pas t’i dorëzojë te zyrtari i lartë i PTK-së, Gazmend Isufi, për t’i punësuar disa persona në Posten e Pejës. Krejt kjo punë është kryer në restorantin “Gjahtari” në Kijevë të Malishevës. Zyrtarit Isufi, kjo dallavere i ka kushtuar me arrestim dhe suspendim nga puna, vitin e kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit