1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Hoxha: BESA është e gatshme të shkojë e vetme në zgjedhje, por edhe në koalicion opozitar

Më të lexuarat

Shkup, 14 janar – Si parti opozitare, shumë normale se zgjedhjet i shohim si mundësi për ndryshim, kështu që vitin 2020 e shohim si pozitiv dhe optimist, me ndryshime në kapin politik shqiptarë, por jo vetëm të ndryshimeve kadrovike por edhe qasjes në qeverisje. Këtë e thotë për KOHA sekretari përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha.

“BESA është e gatshme që e vetme të garojë në zgjedhje e 12 prillit, pasi që posedon edhe kuadër, ide dhe vizion për atë që dëshirojmë ta arrijmë, por normalisht se ekziston edhe mundësia e një koalicion principiel parazgjedhor me parti opozitare shqiptare, por jo vetëm duke përfshirë edhe intelektual dhe profesionistë të cilët ndjehen të nëpërkëmbur nga mënyra se si BDI i përfaqëson shqiptarët në pushtet. BESA nuk ka partnerë të preferuar për koalicion pas zgjedhjeve”, deklaroi Hoxha.

Ai thekson se me secilin që mund të formojë Qeverinë e ardhshme dhe pranon që bashkërisht të realizohet platforma dhe programi i Lëvizjes BESA, ato janë të gatshëm për tu marrë vesh për qeverisje të përbashkët.

Hoxha thekson se në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë që nga e para të hapen tema përmes të cilave shqiptarët kanë avancuar disa të drejta kolektive, por shton ai, mund të bisedohet vetëm për plotësimin dhe avancimin e të drejtave të gjithë qytetarëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit