1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Hovenier: Asociacioni në përputhje me Kushtetutën, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

Më të lexuarat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Këtë deklarim ai e ka bërë të enjten në një adresim para mediave, ku ka folur lidhur me draftin e Asociacionit, të prezantuar ditë më parë nga SHBA dhe BE.

Hovenier tutje ka thënë se fjalën e fundit për këtë draft duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Draft-statuti është prezantuar nga Bashkimi Evropian me prezencë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është konsideruar që është në respektim të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk duhet të ketë nivel shtesë të pushtetit. Ne besojmë se ky draft-statut që i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës, i përmbush të gjitha këto kritere dhe besojmë se është shkruar në një mënyrë që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

“Siç ka thënë edhe kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, kjo duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese para se të hyjë në fuqi”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

I pyetur pse drafti nuk është bërë publik, ai ka thënë se nuk ka asgjë sekrete, mirëpo këto janë vetëm çështje diplomatike në të mirë të procesit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit