1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hoti: Festa e Bajramit dhe tubimi i LVV kanë rritur numrin e rasteve me COVID-19

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë seancës paralamentare ku është duke raportuar për menaxhimin e situatës me pandeminë, ka thënë se në bazë  të një analize, janë dy ngjarje kryesore, pas të cilave është shënuar numër i madh i rasteve të reja me virusin corona.

“Janë  dy ngjarje specifike që kanë çuar në rritje të numrit të rasteve: e para është  data 24 maj, Festa e Bajramit. Dy javë pas Festës së Bajramit, ne kemi rritje të rasteve. Dhe ngjarja e dytë është 12 qershori, përvjetori i LVV, pas dy javësh kemi rritje të rasteve. Këto janë të dhëna shkencore dhe jo hamendësime”, tha i pari i ekzekutivit.

Hoti tha se e pranojnë që hapja e shoqërisë dhe ekonomisë nuk e ka gjetur vendin të përgatitur për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me coronavirus ditët e fundit.

 

“Po e shohim dhe pranojmë se hapja e shoqërisë dhe bashkë me të edhe e ekonomisë, pas asaj mbylljeje drastike por që ishte e domosdoshme deri në qershor, e ka gjetur vendin tonë jo të gatshëm për të bashkëjetuar me virusin deri në momentin e mposhtjes së tij për çka sot po paguajmë një çmim jo të lirë me shtim të numrit të të infektuarve, ngopje të sistemit tonë shëndetësor dhe për fat të keq edhe humbje të jetës”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit