Presidenti francez François Hollande pas ceremonisë përkujtimore të organizuar për nder të personave të cilët humbën jetën në sulmet terroriste vitin e kaluar e vizitoi Xhaminë e Madhe të Parisit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në vizitën të cilën nuk e ka patur në axhendën zyrtare, Hollande ka biseduar me përfaqësuesit e xhamisë dhe me besimtarët ka pirë çaj.
Në përvjetorin e parë të sulmeve kundër revistës Charlie Hebdo, Këshilli Islamik i Francës (CFCM) pati vendosur që në 2 mijë e 500 xhamitë dhe mesxhidet (faltore) e vendit të organizohet aktiviteti “dyert e hapura” gjatë të shtunave dhe të dielave.