Një shkollë e mesme në Hollandë tha të hënën se studentet që mbanin shami nuk do të lejoheshin në ceremoninë e diplomimit.
Dega e shkollës së mesme Melanchton e vendosur në Schiebroek të Roterdamit dërgoi një ftesë për studentët e diplomuar dhe prindërit e tyre, ku deklarohej se studenteve nuk u lejohet të merrnin pjesë në këtë eveniment me shamitë e tyre të kokës.
Partia “Denk”, e cila është themeluar nga ish-deputetët me origjinë turke dhe NIDA Rotterdam (një parti politike hollandeze e frymëzuar nga Islami) kërkoi menjëherë një deklaratë nga shkolla mbi ndalimin e shamisë së kokës.
Drejtori i Gjimnazit Melanchton tha se ndalimi i shamisë ishte në fuqi vetëm në degën e tyre në Schiebroek, megjithatë, ishte “një gabim” që ai informacion të përfshihej pa nevojë në ftesë.
Ai tha se të gjithë studentët ishin të ftuar në ceremoni dhe se ndalimi i shamisë nuk do të zbatohej për ceremoninë. / © Gazeta Impakt