3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hollande kishte pranuar maskrat brutale mbi popullin musliman

Më të lexuarat

Presidenti francez Francois Hollande, tha të enjten në Algjeri, se ai i njeh vuajtjet e shkaktuara ndaj popullit algjerian gjatë sundimit kolonial francez.

“Unë i njoh vuajtjet, që kolonializmi ia shkaktoi popullit algjerian”, tha Hollande para parlamentit algjerian, në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës së tij historike në shtetin afrikano-verior.

“Ky sistem ka një emër: është kolonializmi dhe unë i njoh vuajtjet që iu shkaktuan nga ai popullit algjerian”, tha ai.

Duke iu referuar krimeve specifike, Hollande përmendi masakrat në Guelma, Kherrata dhe Setif, ku trazirat nacionaliste që shpërthyen në fund të Luftës së Dytë Botërore u shtypën brutalisht nga forcat franceze, duke lënë mijëra të vdekur./BS/kohaislame

  • Artikull i risjellur nga arkiva e vitit 2012.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit