Presidenti i sapozgjedhur francez, Francois Hollande mbështet Boris Tadiq në garën për president të Serbisë.
Të paktën kjo është ajo që shkruajnë mediet franceze duke saktësuar se një i dërguar i posacëm i Hollande ka udhëtuar drejt Beogradit për t’u takuar me kandidatin e Partisë Demokratike serbe, Boris Tadic në ditën e fundit të fushatës zgjedhore.
Tadiq kërkon një tjetër mandate në krye të Serbisë, ndërkohë që përballë ka radikalin, Tomislav Nikoliq. Sondazhet e zgjedhjeve flasin për një epërsi të lehtë të Tadiq, megjithatë të tjera sondazhe nxjerrin Nikoliq fitues.
Këtë të dielë, serbët do të votojnë në raundin e balotazhit, ndërkohë që thuajse dy javë më parë, votuan për pushtetarët lokalë dhe legjislativë./koha/kohaislame