Ndërkohë që Gjykata e Apelit në Hagë deklaroi se qeveria holandeze është pjesërisht përgjegjëse për vdekjen e meshkujve boshnjakë ajo shpalli fajtor ushtarët holandezë.
Gjykata e Apelit në Holandë ka vendosur se ushtarët holandezë kanë vepruar në mënyrë ilegale në lidhje me masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.
Ndërkohë që Gjykata e Apelit në Hagë deklaroi se qeveria holandeze është pjesërisht përgjegjëse për vdekjen e meshkujve boshnjakë ajo shpalli fajtor ushtarët holandezë.
Në lidhje me masakrimin e 300 meshkujve boshnjak gjykat në vendimin e saj thotë se nxjerrja e boshnjakëve jashtë kampit ushtarak ka qenë e jashtëligjshme.
Mirëpo nënvizohet se ushtarët holandezë nuk janë plotësisht përgjegjës për vrasjet.
Gjykata ka vendosur gjithashtu se do të përmbushet 30 për qind e dëmshpërblimit të kërkuar nga të afërmit e viktimave, ndërsa seanca gjyqësore në lidhe me dëmshpërblimet është shtyrë për më vonë.
Në vitin 1993 Organizata e Kombeve të Bashkuara e shpalli Srebrenicën si zonë e sigurtë.
Srebrenica, e cila gjatë luftës në Bosnjë ishte nën mbrojtjen e OKB-së, më 11 korrik të vitit 1995 u okupua nga njësitet serbe të kryesuara nga gjenerali serb Ratko Mlladiç.
Shumë bosnjakë u strehuan në shtabin e forcave paqeruajtëse nën kontrollin e ushtarëve holandezë që ndodhej në Potoçari afër Srebrenicës, ndërsa ushtarët holandezë u thanë të strehuarve se do të jenë të sigurtë.
Mirëpo pas rrethimit të kampit nga ana e forcave serbe të Bosnjës ushtarët holandezë me detyrë nën çatinë e OKB-së, i dorëzuan serbëve me mijëra boshnjak.
Ushtarët serbë masakruan nëpër pyje dhe depo rreth 300 meshkuj boshnjak të dorëzuar, ndërsa gratë dhe fëmijët u dërguan në zonat tjera të vendit.
Në këtë qytezë të Bosnjës janë masakruar mbi 8 mijë myslimanë boshnjak.
Ndërkaq viktimat e Srebrenicës reaguan ashpër ndaj vendimit të Holandës.
Kryetarja e Shoqatës së Nënave të Srebrenicës dhe Zhepës, Munira Subashiç në prononcimin e saj tha se miratimi i vendimit të gjykatës së apelit për përgjegjësi të pjesshme të qeverisë holandeze për vrasjen e 300 meshkujve boshnjak në Srebrenicë në vitin 1995 është i padrejtë.
“Sot përjetuam një padrejtësi të madhe. Ky është një vendim që intereson të gjithë myslimanët. Ky është vendimi i atyre të cilët nuk pranojnë përgjegjësinë e 10 mijë myslimanëve edhe pse janë fajtor”, deklaroi Subashiç.
Ajo i bëri një vlerësim edhe vendimit të gjykatës se do të paguaj 30% të dëmshpërblimit të kërkuar nga të afërmit e viktimave.
“Ashtu siç është regjistruar ngritja e padisë së nënave ndaj tyre, ashtu do të jete e regjistruar edhe fajësia e tyre”, bëri të ditur Subashiç.